Arrihet marrëveshja për huazimin e Icardit, zyrtarizimi çështje kohe

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 10:46
Arrihet marrëveshja për huazimin e Icardit, zyrtarizimi çështje kohe

Mauro Icardi karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Sulmuesi argjentinas raportohet se është afër kalimit te klubi nga elita e futbollit turk, Galatasaray, “Milliyet” ka raportuar se klubi ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, teksa agjenti i lojtarit ndodhet në Stamboll për të finalizuar gjithçka.

Sipas mediumit turk, Galatasaray ka marrëveshje për huazimin e Icardit për një sezon, teksa nuk do të përfshihet ndonjë opsion blerjeje.Ndërkohë, pjesa më e madhe e pagës së sulmuesi argjentinas do të paguhet nga Paris Saint-Germaini. Ai fiton 8 milionë e 200 mijë euro në vit (përfshirë bonuset).Galatasaray thuhet se do t’i paguajë vetëm 3 milionë e 500 mijë euro, kurse pjesa tjetër i takon kampionëve të Francës. Zyrtarizimi i marrëveshje pritet që të bëhet së shpejti. 

(Kosova Sot Online )