Reece James afër rinovimit të kontratës me Chelsean

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 13:48
Reece James afër rinovimit të kontratës me Chelsean

Reece James raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Chelsean.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë edhe për tri sezone, por klubi anglez dëshiron ta “blindojë” atë edhe për më gjatë.

James ishte përsëri një lojtar kyç për Chelsean gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat. Ai kontribuoi me gjashtë gola dhe dhjetë asistime.

Sipas “The Times”, 22-vjeçari është në negociata të avancuara me Chelsean për një kontratë të re, e cila mund të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Anglisë me “Blutë” skadon më 30 qershor 2023.

Reece James ështe produkt i klubit të Chelseat, teksa me skuadrën e parë kishte debutuar në vitin 2019. 

(Kosova Sot Online)