Chelsea e mposhti rivalin e njohur për nënshkrimin me Zakarian në ditën e fundit të afatit kalimtar

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 13:50
Chelsea e mposhti rivalin e njohur për nënshkrimin me Zakarian në ditën e fundit të afatit kalimtar

Liverpooli u përpoq të transferonte Denis Zakarian nga Juventusi, por lojtari në fund përfundoi te Chelsea.

Reprezentuesi i Zvicrës nënshkroi me “Blutë” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por raportohet se ai e kishte si opsion edhe kalimin në “Anfield”.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Liverpooli tentoi ta transferonte 25-vjeçarin, por nuk ia doli dhe në fund mori Arthur Melon nga Juventusi.

Zakaria te Chelsea ka kaluar në huazim nga Juventusi për sezonin 2022/23.

Megjithatë, klubi nga Londra mund ta shfrytëzojë opsionin e blerjes në verën e vitit tjetër.

Edhe Arthur kaloi te Liverpooli në formë huazimi nga “Zonja e Vjetër”, teksa edhe “Të Kuqtë” kanë të drejtën e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit aktual. 

(Kosova Sot Online)