Real Madridi planifikon rinovimin e kontratës me Dani Ceballos

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 15:12
Real Madridi planifikon rinovimin e kontratës me Dani Ceballos

Real Madridi raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Dani Ceballosit.

Sipas “AS”, te klubi spanjoll tashmë po mendojnë rinovimin e kontratës me mesfushorin – por ende nuk janë zbuluar detaje tjera.

Pas largimit të Casemiros drejt Manchester Unitedit, Ceballos pritet të ketë më shumë hapësira dhe “Los Blancos” nuk janë të gatshëm për të humbur edhe një mesfushor tjetër.

Madje, Real Madridi nuk dëshiron assesi që mesfushori spanjoll të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se do të jetë çelësi për të bindur 26-vjeçarin për të rinovuar kontratën.

Dani Ceballos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2017, teksa për dy sezone (2019/20 dhe 2020/21) ishte i huazuar te Arsenali. 

(Kosova Sot Online)