Munishi fton të gjithë ‘prishtinalitë’ për ndeshjen kundër Ballkanit: Nesër do të jetë natë fantastike për neve

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 16:42
Munishi fton të gjithë ‘prishtinalitë’ për ndeshjen kundër Ballkanit: Nesër do të jetë natë fantastike për neve

Ismet Munishi ka bërë një tjetër thirrje për tifozët dhe përkrahësit e Prishtinës, në prag të ndeshjes derbi kundër Ballkanit. Përmes një video-mesazhi, Munishi mes tjerash tha se nesër do të jetë një natë fantastike për Prishtinën. Kurse, në llogarinë e tij në “Facebook”, trajneri i skuadrës kryeqytetase tha se për mysafirët (Ballkanin) respekt, por që pikët e plota do të mbesin në Prishtinë.

Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Ftese per krejt plisat tone me na u bashkangjit neser ne lojen e pare vendas stadionin e qytetit “Fadil Vokrri”, ku lujme kunder Ballkan-it te Suharekes.

Mysafireve respekt neser, por me ndihmen e plisave e perkrahjen e krejt prishtinalive, 3-piket po mbesin ne KRYEQYTET kismet”.

Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

https://www.facebook.com/100000090615396/videos/780659683192071/

(Kosova Sot Online )