Mbyllen pjesët e para/ Drita po e deklason Llapin, baras në ndeshjen Trepça ’89 – Malisheva

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 16:46
Mbyllen pjesët e para/ Drita po e deklason Llapin, baras në ndeshjen Trepça ’89 – Malisheva

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së pestë në Superligën e Kosovës. Drita e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej tri golave ndaj Llapit – 3:0.

Të dy golat e parë për vendasit u shënuan nga Besnik Krasniqi. Mbrojtësi i krahut të djathtë në të dy rastet shënoi nga pika e bardhë, në minutat 10 dhe 26.

Ndërkaq, goli i tretë për Dritën u shënua nga Almir Kryeziu në minutën e fundit të pjesës së parë. Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 dhe Malisheva shkuan në pushim me rezultatin 1:1. Medin Bajrami shënoi për mysafirët fillimisht në minutën e 25-të, kurse Christian Mba për vendasit në minutën e 45-të.

(Kosova Sot Online )