Juventusi barazon për herë të tretë në pesë ndeshje këtë sezon

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 17:07
Juventusi barazon për herë të tretë në pesë ndeshje këtë sezon

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Fiorentinas në kuadër të javës së pestë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes, kur Milik realizoi.

20 minuta më vonë Kouame barazoi gjithçka.

Fiorentina pati rastin të përmbyste gjithçka, por Jovic dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 44-të.

Me këtë barazim, Juventusi përkohësisht gjendet në vendin e katërt në tabelë me nëntë pikë, kurse Fiorentina mban vendin e 10-të me tri pikë më pak. 

(Kosova Sot Online)