Dramë në Kroaci: Një tifoz pëson atak në zemër në tribuna, u rikthye në jetë me defiblator

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 13:39
Dramë në Kroaci: Një tifoz pëson atak në zemër në tribuna, u rikthye në jetë me defiblator

Një tifoz futbolli në Kroaci pësoi infarkt në tribunën lindore të stadiumit “Gradski”, para ndeshjes ndërmjet Osijekut dhe Shibenikut në kuadër të javës së 8-të të kampionatit kroat, sfidë e cila u luajt mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave kroate, me shpejtësi i kanë ardhur në ndihmë spektatorë të tjerë dhe shumë shpejt në tribunë kanë mbërritur mjekët të cilët e kanë rikthyer në jetë me goditje elektrike.

Me barelë, i lënduar u ul nga tribuna në një ambulancë dhe u transportua në spital.

Zëdhënësi i klubit të Osijekut, Mario Mihic, i ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në tribuna, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

(Kosova Sot Online)