Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 17:07
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Ballkanit.

“FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur”, thuhet në njoftim..

“Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë “Plisat” dhe veri për ata mysafirë”.

Prishtina ka bërë të ditur se tifozët dhe adhuruesit e Prishtinës që kanë mbetur pa biletë, mund të vendosen në sektorin e veriut ku vetëm një pjesë do të jetë e zënë me tifozët të Ballkanit.

Ndeshja FC Prishtina – FC Ballkani zhvillohet sonte (e diel, 4 shtator) nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ë Kosovës në futboll.

(Kosova Sot Online)