Lexoni edhe:
Armando Broja i dërgon mesazh Aubameyangut pas zgjidhjes së dilemës rreth të ardhmes
Tre rrëzime i mundësuan “The Destroyer” fitoren ndaj “King Kong” në orët e para të ditës së hënë.
Andy Ruiz iu desh një pjesë e sekondës për t’i kujtuar botës së boksit se sa i rrezikshëm mund të jetë.
Meksikano-amerikani e kapi Luis Ortizin duke i munguar për një moment përqendrimi dhe lëshoi një goditje të fuqishme për të shënuar të parën nga tre rrëzime e tij për të mundësuar rrugën e tij drejt një fitoreje me vendim unanim. Gjyqtarët në “Crypto.com Arena” në Los Anxhelos shënuan rezultatin 113-112, 114-111 dhe 114-111, të gjitha në favor të Ruizit, duart e shpejta të të cilit ishin vështirë për t’u ndalur për një Ortiz të plakur, por trim, 43 vjeçar. Ndeshja ishte një eliminator i titullit të peshave të rënda WBC, që do të thotë se Ruiz është më afër një shansi për titull. Por, sa kanë fituar dyshja nga kjo përballje?
Armando Broja i dërgon mesazh Aubameyangut pas zgjidhjes së dilemës rreth të ardhmesLexoni edhe:
Ruiz raportohet se ka fituar plot një milion euro nga ky duel, pasi ishte edhe favoritë për të triumfuar, gjë që e realizoi në fund.
Në anën tjetër, Ortiz ka marrë vetëm 550 mijë euro nga disfata e pësuar, derisa në këto shuma janë futur edhe të drejtat televizive dhe ato të marketingut.
Kjo i bije që meksikano-amerikani ka fituar tetë milionë euro më pak nga kjo luftë, pasi me Anthony Joshuan kishte fituar plotë nëntë milionë.
Andy Ruiz and Luis Ortiz going to WAR #RuizOrtiz pic.twitter.com/xPYwNImxJu
— Killjoy (@Hackedvids) September 5, 2022
(Kosova Sot Online )