Icardi edhe më afër kalimit te gjiganti turk, zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 11:30
Icardi edhe më afër kalimit te gjiganti turk, zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë

Mauro Icardi karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Sulmuesi argjentinas raportohet se është gjithnjë e më afër kalimit te klubi nga elita e futbollit turk, Galatasaray. Afati kalimtar i verës në Turqi do të mbyllet më 8 shtator dhe marrëveshja synohet që të kompletohet para kësaj date. “Fanatik” ka raportuar se Icardi do të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën mbrëma për të nënshkruar zyrtarisht me Galatasarayn. 29-vjeçari thuhet se do të luajë si i huazuar te gjiganti turk për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje nuk pritet që të përfshihet opsioni i blerjes. 

Më herët është raportuar se pjesa më e madhe e pagës së Icardit do të paguhet nga Paris Saint-Germaini. Ai fiton 8 milionë e 200 mijë euro në vit (përfshirë bonuset). Galatasaray thuhet se do t’i paguajë vetëm 3 milionë e 500 mijë euro, kurse pjesa tjetër i takon kampionëve të Francës.

(Kosova Sot Online )