Futbollisti i pafat i skuadrës angleze, pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen debutuese në Premierligë

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 11:54
Futbollisti i pafat i skuadrës angleze, pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen debutuese në Premierligë

Wolvesi ka konfirmuar se Sasa Kalajdzic ka lënduar ligamentin e gjurit, teksa nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij. Mirëpo, bazuar në shkallën e lëndimit, reprezentuesi i Austrisë pritet të mungojë për një kohë të gjatë .

Kalajdzic e pësoi këtë lëndim të dielën, në fitoren 1:0 të Wolvesit ndaj Southamptonit.

25-vjeçari nuk kishte fat aspak, pasi për të ishte kjo ndeshja debutuesi me “Ujqit” në Premierligë. Futbollisti me prejardhje nga Serbia u zëvendësua pas pjesës së parë. Sasa Kalajdzic erdhi si përforcim te klubi anglez në afatin kalimtar të verës. Wolvesi e transferoi atë për 18 milionë euro nga Stuttgarti. Ndërkohë, Wolvesi raportohet se është afër marrëveshjes me Diego Costan, i cili shihet si zëvendësues i Kalajdzicit. 

(Kosova Sot Online )