Alush Gavazaj e fiton çmimin “Ylli i Javës” për javën e pestë në Superligë

  • gg /
  • 05 September 2022 - 14:55
Alush Gavazaj e fiton çmimin “Ylli i Javës” për javën e pestë në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se çmimin “Ylli i Javës” e ka fituar Alush Gavazaj.

Futbollisti i Malishevës e fitoi çmimin e më të mirit për javën e pestë në Superligën e Kosovës.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Adem Sylejmani KFV Kosova P,  Idriz Elezaj KFV Dukagjini, Jeton Mehmeti KFV Flamurtari.

Komisioni vlerësoi se Gavazaj ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore si mysafire kundër Trepçës’89.

Goli i parë i Alush Gavazaj është realizuar me mjeshtri e që rrallëherë shihet në futbollin tonë, teksa paraqitja e tij gjatë tërë ndeshjes ishte në nivel të lartë.

Pasi mori çmimin, Alush Gavazaj theksoi se ky vlerësim do t’i shërbejë për të punuar me përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.

“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”, ka theksuar Gavazaj. 

(Kosova Sot Online)