Premierliga kujton supergolin e Xherdan Shaqirit, të shënuar para 5 vjetëve

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 15:19
Premierliga kujton supergolin e Xherdan Shaqirit, të shënuar para 5 vjetëve

Faqja zyrtare e Premierligës ka kujtuar një prej golave të bukur që Xherdan Shaqiri kishte shënuar gjatë kohës së luante në Angli.

Bëhet fjalë për një gol të shënuar ndaj Hull Cityt, në kohën kur futbollisti nga Kosova ishte pjesë e Stoke Cityt.

Shaqiri kishte shënuar gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca, teksa skuadra e tij e asaj kohe kishte fituar me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 15 prill 2017.

https://www.facebook.com/watch/?v=775035470588089

(Kosova Sot Online)