“Haaland si Vieri dhe Adriano, por jo sulmuesi më i mirë i Manchester City”

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 17:29
“Haaland si Vieri dhe Adriano, por jo sulmuesi më i mirë i Manchester City”

Ish përfaqësuesi i Italisë, Antonio Cassano sheh shumë ngjashmëri në mes të Erling Haaland, Christian Vieri dhe Adriana por ai beson se nuk është sulmuesi më i mirë që Pep Guardiola ka menaxhuar

Norvegjezi tashmë ka lënë shenjat e tij në Etihad Stadium, duke shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje të tij në Premier Ligë , por Cassanon e ka krahasuar 22 vjeçarin me yjet Interit, Vieri dhe Adriano.

“Ai është special, shoh pak tek ai Adrianon e Interit dhe progresin e Vierit”, tha ish ylli i Romës dhe Real Madridit për Bobo TV në Twitch, një emision i përjavshëm që drejtohet nga vetë Vieri.

“Haaland është shumë i fuqishëm, ai është pak si Romelu Lukaku, por më i fuqishëm por unë mendoj që edhe Julian Alvares është më i mirë për shkak së ka më shumë kualitet”.

Ylli argjentinas ju bashku Cityt nga River Plate në verë dhe ka shënuar dy gola në katër paraqitjet e tij në Premier Ligë.

Ai ka qenë objektiv i disa klubeve në Seria A përfshirë Juventusin, Milanin dhe Fiorentinan një vit më parë, para se t’i bashkohet kampionëve të Premier Ligës në janar. Ai mbeti si i huazuar në Argjentinë deri në verë.

Adriano, brazilian, është njëri prej sulmuesve me ikonik në Seria A ku shënoi 74 gola në 177 paraqitje të Zikaltërve.

Në përgjithësi ai shënoi 77 gola nga 180 paraqitje në Serie A me Interin, Fiorentinan dhe Parmën.

Vieri ndoshta është sulmuesi më i mirë i Italisë gjatë viteve 90-ta deri në 2000. Ai ka shënuar 142 gola në SHBA në Serie A si dhe 23 gola për Italinë në 49 ndeshje.

Ai ka luajtur për Torino, Atalanta, Juventus, Lazio, Inter, Milan dhe Fiorentinan në Itali. 

(Kosoca Sot Online)