Kylian Mbappe thyen heshtjen, ylli francez flet për konfliktin me Neymar

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 21:26
Kylian Mbappe thyen heshtjen, ylli francez flet për konfliktin me Neymar

Mbappé shoqëroi trajnerin Christoph Galtier në konferencën për shtypin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Juventusit.

Francezi nuk i shpëtoi dot pyetjes mbi marrëdhëniet e tij me Neymar.

Është folur shumë kohëve të fundit për marrëdhëniet e tij me Neymar dhe ai ka dhënë një përgjigje interesante.

"Luajmë që gjashtë vite së bashku”, tha ai. “Ne kemi pasur periudha kur ishim shokë të ngushtë, dhe periudha kur kemi folur më pak”.

Në një pjesë të debatit është folur se ky mospajtim i tyre ka të bëjë me ekzekutuesin e parë të penalltive në PSG.

“Kur luani me lojtarët e kalibrit çfarë ne i kemi, ju duhet të mësoni si t’i ndani vlerat e juaja më të tjerët”, tha ai.

“Të jem unë i pari që të godasë një penallti nuk do të thotë që unë do t’i godasë të gjitha penalltitë”, përfundoi Mbappe.

(Kosova Sot Online)