Lexoni edhe:
Hakohet faqja e OKB-së, publikohet flamuri i Kosovës
Tyson Fury është i vendosur të luftojë përsëri këtë vit dhe dëshiron që Anthony Joshuan ta ketë në këndin e kundërt. Dhe, Joshua është shprehur i gatshëm për t’u përballur me “Gypsy King”.
Fury shpresonte që të përballej me Oleksandr Usyk për të kurorëzuar kampionin e parë të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda që nga Lennox Lewis në 1999, por ukrainasi zbuloi gjatë fundjavës se ai nuk do të jetë gati për “luftë” deri në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, 34-vjeçari duket i vendosur të “luftojë” përsëri në vitin 2022, dhe së fundi ai e ktheu vëmendjen te Joshua.
Këta dy boksierë ishte e paraparë të takoheshin në Arabinë Saudite verën e kaluar, por marrëveshja u anulua kur Fury u urdhërua të përballej me Deontay Wilder për herë të tretë. Që atëherë, Fury ka bërë dy mbrojtje të titullit të tij botëror, ndërsa Joshua ka humbur luftimet e njëpasnjëshme kundër Usyk.
Hakohet faqja e OKB-së, publikohet flamuri i KosovësLexoni edhe:
Por, përmes llogarisë në “Twitter”, të hënën mbrëma, Joshua pranoi një luftë me Furyn.
“Po, qetë. Unë nuk i bëj diskutimet në internet vetëm për ndikim, nëse e ke njëmend, atëherë fol me 258mgt-në. Do të jem gati në dhjetor. Khalas”, shkroi Joshua, si përgjigje për Furyn, i cili më herët në “Twitter” e kishte pyetur Joshuan nëse është i gatshëm për “luftë”.
(Kosova Sot Online )