Mbappe u kundërpërgjigjet akuzave, flet për vendimin e tij për ta refuzuar Realin

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 12:55
Mbappe u kundërpërgjigjet akuzave, flet për vendimin e tij për ta refuzuar Realin

Kylian Mbappe ka folur sërish për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridin. Sulmuesi francez ishte i lidhur ngushtë me një kalim në “Santiago Bernabeu” si futbollist i lirë në verën e këtij viti, por kjo nuk nodhi.

Mbappe vendosi të mbetet në “Parc des Princes”, duke vazhduar kontratën me kampionët e Francës deri më 30 qershor 2025.

23-vjeçari nga shumëkush u akuzua se këtë vendim e mori për shkak të parave. Mirëpo, Mbappe ka hedhur poshtë këto akuza.

“Në çdo klub, kudo që të shkoj, do të marr para. Unë do të jem ai lloj lojtari në çdo klub”, tha ai.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të flisja me presidentin e vendit për të ardhmen time, për vendimin e karrierës. Është diçka e çmendur, vërtetë e çmendur. Macron[Presidenti i Francës] më tha: ‘Unë dua që ti të qëndrosh. Nuk dua që të largohesh tani. Ti je kaq i rëndësishëm për vendin’”, shtoi Mbappe.

(Kosova Sot Online )