Foden ndahet nga e dashura e tij, shkak bëhet një “like” në “Instagram”

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 15:38
Foden ndahet nga e dashura e tij, shkak bëhet një “like” në “Instagram”

Phil Foden raportohet se është ndarë nga e dashura e tij, Rebecca Cooke.

Ylli i Manchester Cityt thuhet se ishte duke flirtuar me yllin e ekraneve televizive, Holly Burns, para se të përplasej publikisht me të dashurën e tij.

Sipas “The Sun”, e gjithë kjo nisi pasi Foden e pëlqeu një foto të Holly Burns në “Instagram”, një foto ku ajo kishte pozuar me të brendshme.

Kurse, në qershor, Phil dhe Rebecca shkuan për pushime së bashku në Korfuz. Futbollisti anglez thuhet se shkoi për të notuar në det dhe Rebecca mori telefonin e tij për ta kontrolluar.

Pasi kontrolloi telefonin, Rebecca thuhet se filloi të bërtiste dhe të përlahej publikisht me Fodenin.

Një burim citohet se ka thënë për “The Sun” se nuk kishte asgjë serioze mes Fodenit dhe Burns.

Phil Foden dhe Rebecca Cooke kanë dy fëmijë së bashku. 

(Kosova Sot Online )