NYT publikon detaje nga kontrata e Mbappes, zbulohen pagesat marramendëse

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 20:38
NYT publikon detaje nga kontrata e Mbappes, zbulohen pagesat marramendëse

Detajet financiare pas megakontratës së re të Kylian Mbappes me Paris Saint-Germain janë bërë të ditura sot nga media më e madhe e shkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, New York Times.

Francezi pritej që të kalonte në Real Madrid këtë verë, por klubi i tij i tanishëm ishte në gjendje ta bënte një ofertë që ai thjesht nuk mund ta refuzonte.

Ai ka folur në tërësi për kontratën në një intervistë me New York Times, e cila u publikua të martën (sot).

Sipas NYC, Mbappe do të paguhet 251.46 milionë euro për tre sezone sa e ka zgjatur kontratën e tij, duke fituar përafërsisht 84 milionë euro në sezon.

Disa nga pikat që bën që ai të vendosë të qëndrojë në PSG ishin edhe paratë e mëdha nga Katari që ai nuk mund t’i rezistonte, teksa New York Times shkruan se ai mund t’i fitojë rreth 125 milionë dollarë me bonuse, duke e bërë atë sportistin më të paguar në histori të sportit.

Megjithatë, ai ka insistuar në këtë intervistë që shuma e madhe e parave që i është ofruar nuk ka bërë që ai ta merr vendimin finale.

“Për shkak se kudo që kisha shkuar, do të fitoja para, jam një tip futbollisti se kudo që do të shkoja do të fitoja”, tha ai.

Mbappe po ashtu ka shprehur befasinë e tij se si Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kishte telefonuar personalisht duke e shtytur atë që të rrinte në PSG, ta zgjaste kontratën dhe të luante në elitën e futbollit francez.

“Kurrë nuk e kisha imagjinuar që do të flisja me një president për të ardhmen time, për të ardhmen e karrierës sime, pra ishte një gjë e çmendur, me të vërtetë e çmendur”, ka thënë Mbappe pas thirrjes që kishte marrë nga Presidenti.

“Ai me tha ‘dua që të qëndrosh, nuk dëshiroj që të largoheni tani pasi që ju jeni shumë të rëndësishëm për vendin”.

“Ai tha ‘keni kohë kur mund të largoheni, mund të qëndroni edhe pak më shumë’. Natyrisht, kur një president ua thotë këtë, kjo vlen shumë për ju si individ”.

(Kosova Sot Online)