Kombëtarja e vashave të Kosovës turpërohet nga vashat e Polonisë

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 21:23
Kombëtarja e vashave të Kosovës turpërohet nga vashat e Polonisë

Kosova ekipi i femrave është mposhtur me rezultat 7-0 nga ekipi i femrave të Polonisë. Sulmuesja polake, Pajor shënoi 4 gola në këtë takim.

Kombëtarja e vashave të Kosovës është turpëruar në Poloni duke humbur me rezultat 7-0.

Dudek (3’), Lefeld (12’), Pajor (13’, 37’) dhe Mesjazc (35’) shënuan pesë gola vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Pajor shënoi edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht për 6-0 ajo shënoi nga penalltia në minutën e 53-të kurse për rezultat 7-0, ku ajo kompletoi pokerin shënoi në minutën e 72-të.

Me këtë humbje të thellë Kosova është në vendin e parafundit me 7 pikë, 7 më shumë së Armenia dhe tri më pak së Shqipëria në vendin e 4.

Edhe Shqipëria ka humbur sonte nga Norvegjia me rezultat po ashtu të thellë 5-0.

Me këtë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë më asnjë shanse për kualifikim në Botërorin e vashava pasi ndeshjet kualifikuese të tyre kanë përfunduar sonte. 

(Kosova Sot Online)