Tyson Fury e konfirmon meçin me Joshuan: Topi është në fushën tënde!

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 08:52
Tyson Fury e konfirmon meçin me Joshuan: Topi është në fushën tënde!

Përkundër që u mposht për të dytën herë nga Oleksandr Usyk, Anthony Joshua ka marrë ftesë për të boksuar ndaj Tyson Furyt. Ndonëse ishte paraparë një duel për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks mes Furyt dhe Usyk, kjo me gjasë nuk do të ndodh ende.

 Vet Fury deklaroi përmes një njoftimi në Twitter se i ka ofruar 60/40 të ndarjes së parave. “Ai nuk do të marrë kurrë ofertë më të mirë. Topi është në fushën tënde Joshua”, shkroi ndër tjera Fury.

(Kosova Sot Online )