Tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve – vëmendja te derbi mes Interit dhe Bayernit

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 09:00
Tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve – vëmendja te derbi mes Interit dhe Bayernit

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot (e mërkurë), me tetë ndeshje në planprogram. Dy ndeshje janë nga orari 18:45, ndërsa gjashtë të tjera do të zhvillohen në atë prej orës 21:00. Ajax – Rangers dhe Eintracht Frankfurt – Sporting, janë dy ndeshjet e para që luhen nga mesi i pasdites. Por, ndeshja kryesore e ditës së sotme është padyshim ajo në mes të Interit dhe Bayern Munichut që luhet në “Giuseppe Meazza”.

Mirëpo, interesim të madh do të zgjojë edhe takimi në mes të Napolit dhe Liverpoolit.

Më pas, Atletico Madridi do të pret Porton, ndërsa Tottenhami është nikoqir i Marseilles, Barcelona e pret në “Camp Nou” Plzenin, ndërsa Club Brugge e ka Bayer Leverkusenin. 

(Kosova Sot Online )