Sarri kapet keq me federatën: Avokatët e mijë kanë shumë punë për të bërë

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 18:35
Sarri kapet keq me federatën: Avokatët e mijë kanë shumë punë për të bërë

Trajneri i Lazios, Maurizio sarri thotë se avokatët e tij “kanë shumë punë për të bërë këtë vit” pasi që federata ka filluar një hetim kundër tij pas deklaratave që ai bëri për gjyqtarët

Sarri ishte i inatosur me VAR dhe me zyrtarin e ndeshjes gjatë vikendit, sidomos kur Simone Sozza nuk e shikoi një penallti në minutat shtesë e ku Lazio humbi nga Napoli me rezultat 2-1.

“Ose ata në dhomën e VAR janë shumë të këqij në bërjen e punës së tyre ose një alternativë tjetër e tyre është shumë shqetësuese”, tha Sarri për Sky Sport Italia.

“Po ashtu nuk e di pse të gjithë futbollistët tonë janë ndëshkuar në një ndeshje që ishte shumë e qetë. Është si në ndeshjen kundër Bolognas ku gjyqtarët vendosën të na shtypnin ne duke na bërë të qartë këtë nga fillimi. Këto janë pasojat”.

FIGC ka hapur një hetim për pretendimet e tij, por Sarri nuk është parë se pendohet.

“Të gjithë e panë çfarë ndodhi në këto ndeshje, unë duhet t’i mbrojë lojtarët e mijë, skuadrën dhe tifozët e Lazios. Do ta bëjë përsëri. Mendoj se avokatët e mijë do të kenë shumë punë këtë vit”, citohet të këtë thënë ai nga TMW në konferencën për shtyp.

Bardhekaltërit e presin Feyenoordin në ndeshjen e parë në grupe në Europa Ligë në Stadio Olimpico nesër dhe Sarri pritet që të bëjë disa rotacione në skuadrën e tij.

“NE kemi ambicie që të mendojmë edhe për kohën afatshkurtër jo vetëm afatgjate. Synimi i jonë i parë është ta fitojmë grupin dhe ta shmangim playoffin, pasi që aty do të mund të përballemi me klube që vinë nga Liga e Kampionëve”, tha ai.

“Është kruciale të fitojmë kundër Feyenoordit, madje edhe nëse të gjithë në Europë vuajnë ndaj tyre. Ata janë një skuadër e mirë teknikisht, ata janë të rrezikshëm dhe kanë tre mesfushorë ofensive që godasin me të majtë që janë kualitativ, ata janë në vendin e dytë në ligë pas Ajaxit”.

“Ne duhet të bëjmë pak rotacion, ndoshta, ne do të ndryshojmë pak. Ne do të luajmë katër ndeshje në Europa Ligë brenda një muaji, është si një mision i pamundur kur nuk ke kohë për të pushuar. Nuk kemi më mundësi të luajmë të hënën në Serie A, e cila gjë, të them të drejtën, padrejtësisht nuk ndodhi sezonin e kaluar”. 

(Kosova Sot Online)