Ten Hag i sigurt që Cristiano Ronaldo do ta fitojë vendin e titullarit në United

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 20:13
Ten Hag i sigurt që Cristiano Ronaldo do ta fitojë vendin e titullarit në United

CR7 ishte në bankinë dhe ka hyrë në pjesë të dytë si zëvendësues në katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur Djajtë e Kuq.

Erik ten Hag beson që Cristiano Ronaldo mund të rikthehet si titullarë në skuadrën e Manchester United, pavarësisht se ai nuk është lojtari i preferuar i trajnerit të ri që erdhi në Old Trafford këtë verë.

Ronaldo është pajtuar që të jetë zëvendësues në katër ndeshjet e fundit të “Djajve të kuq”, të cilat Ten Hag i ka fituar, por 37 vjeçari mund të rikthehet në formacionin startues në ndeshjen e së enjtes në Europa Ligë kundër Real Sociedadit.

Ten Hag është pyetur për këtë në konferencën e fundit për shtyp që ka mbajtur sot.

“Ai startoi kundër Brentford”.

Gazetari i replikoi: Por jo kundër Brentfordit”.

“Mandej jo ndoshta, por ai është gati të startojë këtu”.

Tutje gazetari ka thënë se për shkak të moshës së tij dhe kërkesat që duhet për pozitën në krah, a do të mund që ta përdorte atë si një sulmues qendre gjatë tërë sezonit?

“Natyrisht”, është përgjigjur trajneri.

Ten Hag po ashtu ka lavdëruar sulmuesin e ringjallur Marcus Rashford, i cili ka startuar në gjashtë ndeshje të Premier Ligës nën drejtimin e holandezit, ku ka shënuar tre gola gjatë kësaj kohe.

“Shoh që Marcus Rashford është i lumtur, shoh disa faza në lojën e tij që mund të përmirësohen, ne po punojmë shumë këto dy muaj e gjysmë në aspekte të ndryshme dhe atij po i pëlqen kjo dhe këtë po e tregon në fushë, e të cilën gjë edhe ju po e shikoni. Ai është lumtur. Ai vjen këtu çdo ditë, ai është i kënaqur, gjithmonë i buzëqeshur. Një gjendje shumë pozitive”, ka thënë strategu i ri i United. 

(Kosova Sot Online)