Fury gati për meçet e reja: U mërzita nga pensionimi

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 08:57
Fury gati për meçet e reja: U mërzita nga pensionimi

Dalja në pension e Tyson Fury ka qenë jetëshkurtër dhe kjo u vërtetua. Britaniku tani dëshiron të përballet me Oleksandr Usyk pasi ukrainasi mundi Anthony Joshuan. Duke pretenduar se u mërzit nga pensionimi, Fury tha gjithashtu se ai do të ishte i etur për të luftuar me Joshua n dhe thuhet se i kishte ofruar këtij të fundit 40 për qind të fitimeve nëse ata hyjnë në ring për t’u përballur.

“U mërzita me daljen në pension. Kisha pesë muaj jashtë ringut dhe ndryshova mendje. Gjithsesi askush nuk më besoi, apo jo?”. “Ishte fantastike, por asgjë nuk mund të krahasohet me të qenit kampion i botës në peshat e rënda”. “Unë e dua boksin. Unë absolutisht e adhuroj atë”, ka thënë Fury për revistën The Ring. Fury tani dëshiron të përballet me AJ në nëntor, megjithëse në këtë datë nuk ka gjasa të ndodh, pasi që Joshua ka luftuar në gusht.

(Kosova Sot Online )