Spalletti me fjalë të mëdha për Rrahmanin pas paraqitjes ndaj Liverpoolit: Së bashku me Kim ishin monstruozë

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 09:24
Spalletti me fjalë të mëdha për Rrahmanin pas paraqitjes ndaj Liverpoolit: Së bashku me Kim ishin monstruozë

Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e Napolit, ku formë fantastike shfaqi edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas ndeshjes trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur për triumfin, ka ka lavdëruar shumë edhe Rrahmanin.

“Në analizën e radhës mund ta tregojmë këtë ndeshje dhe atë të Olimpicos (fitorja ndaj Lazios), për t’i bërë djemtë të kuptojë se po bëjnë gjërat e duhura”.

“Ata luajtën kundër një skuadre të fortë si Liverpooli dhe treguan vlerat e tyre”, tha Spalletti që pastaj foli me superlativa për Amir Rrahmanin.

“Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer, pa pësuar asgjë. Të kesh balancën e të qenit njëri kundër njërit është shumë e vështirë, por Rrahmani ia doli për mrekulli”.

“Amiri së bashku me Kim ishin monstruozë në këtë sfidë”, u shpreh Spalletti.

Napoli tani ka tri pikë në Grupin A të Ligës së Kampionëve sa ka edhe Ajax, derisa Liverpool dhe Rangers mbetën pa pikë një pozitat e fundit.

(Kosova Sot Online )