Deri në këtë orë mund t’i bleni biletat për ndeshjen Ballkani-Cluj

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 12:46
Deri në këtë orë mund t’i bleni biletat për ndeshjen Ballkani-Cluj

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të bëhet skuadra e parë kosovare që do të luajë në fazën e grupeve të një gare për klube të UEFA-s, pasi ata do të debutojnë sonte në Ligën e Konferencës. Përballë tyre do të jetë ekipi nga Rumania, Cluj. Për Cluj, kjo është hera e dytë radhazi që marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani dje në mbrëmje njoftoi se biletat për këtë takim do të jenë në shitje deri sot në orën 15:00.

Ende është një numër shumë i madh i biletave të lira në stadiumin “Fadil Vokrri” për këtë ndeshje historike.

(Kosova Sot Online )