Mike Tyson përfshihet në duelin Joshua-Fury, ky është mesazhi i tij

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 12:52
Mike Tyson përfshihet në duelin Joshua-Fury, ky është mesazhi i tij

Anthony Joshua dhe Tyson Fury mund të përballen në fund të këtij viti, në një duel që është pritur tash e sa kohë. Por, kjo sipas legjendës së boksit, Mike Tyson do të jetë fatale për Joshuan.

Tyson mendon se Fury do ta fitojë duelin.

“Është shumë interesante, Joshua godet bukur dhe fuqishëm. Por ju mund t’i shihni grushtet e tij që vijnë, është i ngadalshëm. Dhe kjo është thjesht një recetë për katastrofë nëse po luftoni me Tyson Fury-n”, deklaroi Tyson.

(Kosova Sot Online )