Zaniolo rikthehet më shpejtë se sa u mendua, në fushë ndaj Empolit në fundjavë

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 15:58
Zaniolo rikthehet më shpejtë se sa u mendua, në fushë ndaj Empolit në fundjavë

Zaniolo rikthehet më shpejtë se sa u mendua, në fushë ndaj Empolit në fundjavë

Nicolo Zaniolo do të rikthehet në fushë shumë më shpejtë se sa u mendua.

Sulmuesi italian u lëndua në xhiron e dytë në takim me Cremonesen në minutën e 45-të. 

23-vjeçari e kishte nxjerr krahun nga vendi dhe pritej që të rikthehet në fushë në muajin tetor.

Megjithatë rikthimi i tij në fusha do të ndodhë më shpejtë se sa u mendua, pasi Zaniolo do të luaj qysh në fundjavë ndaj Empolit.

Mediat italiane kanë raportuar se Zaniolo duket në formë dhe trajneri Jose Mourinho do ta aktivizoj atë në ndeshjen ndaj Empolit.

Gjithsesi italiani humbi tri sfida në kampionat ndaj Monzës, Juventusit dhe Udineses si dhe do të mungoj sot në kuadër të Ligës së Evropës përballë Ludogorets.

(Kosova Sot Online )