Khvicha Kvaratskhelia shpejt mund të përfundojë në Real Madrid

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 22:54
Khvicha Kvaratskhelia shpejt mund të përfundojë në Real Madrid

Ish sulmuesi i krahut të Foggia dhe Bologna, Igor Kolyvanov beson që ylli “fantastik” i Napolit Khvicha Kvaratskhelia “shpejt mund të përfundojë në Real Madrid”

Futbollisti gjeorgjian ju bashkua Napolit për vetëm 10 milionë euro këtë verë dhe këtë lëvizje ai tashmë e ka dëshmuar në stadiumin Maradona, me katër gola dhe një asist në pesë paraqitje Serie A.

Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Napoli në fitoren 4-1 kundër Liverpool mbrëmë ku ai bëri një asist për Giovanni Simeone një minuta para pushimit të pjesës së parë.

“Nëse ai vazhdon kështu, ai shpejt do të përfundon në një klub si Real Madrid”, tha Kolyvanov për Sport24.ru, citon Tuttomercatoweb.

“Tifozët e Napolit tashmë e duan atë, ata adhurojnë mënyrën së si ai luan dhe mendoj që ai shpejt do të arrin famën e njëjtë si Kaladze.”

Ish mbrojtësi i Milan ishte lojtari më i famshëm gjeorgjian që kishte luajtur në Serie A. Ai kishte pasur 284 paraqitje me Kuqezinjtë duke fituar një Scudetto dhe dy Liga të Kampionëve.

“Kvaratskhelia është një lojtar fantastik, ai është duke ia dalë mirë në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A”, ka vazhduar Kolyvanov. “Ai duhet të vazhdojë që të punojë njëjtë dhe në të ardhmen ne do të shohim ku do të shkojnë”.

Kolyvanov ka luajtur 10 vite në Foggia dhe Bologna. Ai ka shënuar 22 gola në 106 paraqitje, me Kuqezinjtë para se të kalojë në stadiumin “Dall’Ara” më 1996. Ai ka shënuar 26 gola në 87 ndeshje me Bologna, duke luajtur një sezon me Roberto Baggio në sezonin 1997/98.

(Kosova Sot Online)