Kjo është gjendja në grupin e Ballkanit pas xhiros së parë

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 09:51
Kjo është gjendja në grupin e Ballkanit pas xhiros së parë

Ballkani dje e zhvilloi ndeshjen e parë historike në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës u nda baraz me ekipin rumun, Cluj, me rezultat 1:1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ballkani ishte shumë afër të fitonte krejt ndeshjen, por Cluj realizoi në minutën e fundit për të marrë një pikë. Ndërkohë, me barazim 1:1 përfundoi edhe ndeshja tjetër e grupit G, mes Slavia Prague dhe Sivasspor. Kësisoj, të katër ekipet kanë nga një pikë dhe kanë golaverazh tërësisht të njëjtë.

Të enjten tjetër, Ballkani do të luajë në udhëtim ndaj Slavia Prague në Çeki.

Ky do të jetë testi më i vështirë për ekipin e Ilir Dajës, pasi Slavia Prague është skuadra më e fortë në grup.

Image

(Kosova Sot Online )