Llapi ndërpret kontratën me portierin Agron Kolaj

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 13:08
Llapi ndërpret kontratën me portierin Agron Kolaj

Vetëm dy javë më parë e zyrtarizoi, por sot Llapi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me portierin Agron Kolaj. Portieri i talentuar iu bashkua Llapit nga Besa e Pejës, por sot ka ardhur njoftimi nga klubi llapjan se kontrata është ndërprerë me bashkëpunim. Nuk janë dhënë detaje shtesë se pse ka ardhur deri te shkëputja e kontratës as nga klubi e as nga portieri 21-vjeçar. “Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj”.

“Klubi ynë dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme”. “Kolajn e falënderojmë për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar faqja zyrtare e Llapit.

(Kosova Sot Online )