Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 16:11
Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia

Kvicha Kvaratskhelia është sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A. Sulmuesi i talentuar gjeorgjian ka shkëlqyer me Napolin, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër. 21-vjeçari pati paraqitje fantastike edhe në Ligën e Kampionëve, ku në ndeshje ndaj Liverpoolit asistoi për Giovani Simeonen. Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka zbuluar prapaskenat se s’i arritën ta transferonin sulmuesin e talentuar, derisa e panë atë në kulmin e pandemisë.“Herën e parë që pashë Khvicën në një video ishim në mesin e pandemisë. Ai duhet të ketë qenë 19 vjeç, por tashmë i mirë me këmbët e tij”.

“Gattuso ishte ende te ne dhe ne e pëlqejmë menjëherë, mbaj mend që telefonuam Kaladze për të pyetur rreth tij”. “Ai ishte duke shkuar te Lokomotiv Moska, pa u habitur, por Rubin Kazan ishte më shpejtë dhe e morën atë”. “Rubin na kërkuan 30 milionë, ne mbyllëm kontaktet para se të fillonim negociatat”, tregon Giuntoli. Tutje drejtori sportiv i Napolit tha se pas luftë Rusi-Ukrainë, Kvara u bashkua me Dinamo Tibilisin dhe marrëveshja ishte më e lehtë, derisa zbulon se fituan garën për yllin gjeorgjian me Romën, Juventusin dhe Real Sociedadin.

“Kur shpërtheu konflikti në Ukrainë në shkurt, Kvara u kthye në Dinamo Batumi në Gjeorgji”, rrëfen Giuntoli në një intervistë për Corriere dello Sport . “Ajo ishte kur ne u dorëzuam me një propozim për kontratë. Ne e mbyllëm marrëveshjen për 10 milionë euro”. “Ne ishim më të shpejtë në negociatat tona se Juventusi, Roma dhe Real Sociedad”, u shpreh drejtori sportiv i Napolit. 

(Kosova Sot Online )