Kuqezinjtë të lumtur që janë rikthyer në elitë

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 13:45
Kuqezinjtë të lumtur që janë rikthyer në elitë

Vëllaznimi i Gjakovës është rikthyer në elitë. Pas një viti në Ligën e Parë, kuqezinjtë u rikthyen, por me ambicie më të mëdha. Klubi kuqezi është përforcuar me basketbollistë vendorë dhe të huaj, që të jenë sa më konkurrues në elitë. “Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e Superligës. Tifozët janë shumë të lumtur dhe mezi po e presim edicionin e ri. Mobilizimi është i madh. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, ku gjithashtu kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore”, ka thënë Atik Koshi për faqen zyrtare të FBK-së.

Skuadrat e elitës kanë bërë shumë përforcime, ku pothuajse të gjitha ndeshjet do të jenë shumë interesante. “Besoj se do të jetë një kampionat shumë interesant dhe me shumë ndeshje sfiduese. Asnjë përballje nuk do të jetë e lehtë, andaj ne do të japim më të mirën tonë në çdo sfidë në garat e Superligës”, ka shtuar tutje Koshi. Vëllaznimi në ndeshjen e parë është mysafir i Bashkimit. “Do të angazhohemi maksimalisht në synimet që i kemi. Do të jetë një ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtar”, nënvizoi basketbollisti i Gjakovës.

(Kosova Sot Online )