Bosnja aranzhon miqësore me Rusinë, reagon Miralem Pjanic

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 20:11
Bosnja aranzhon miqësore me Rusinë, reagon Miralem Pjanic

Federata e Futbollit të Bosnje-Hercegovinës (NFSBiH) ka njoftuar këtë të premte se ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Rusinë, me këtë të fundit që janë të përjashtuar nga çdo garë zyrtare e FIFA-s dhe UEFA-s shkaku i agresionit të shtetit rus mbi Ukrainën.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar Federatës boshnjake që të pranoi një ofertë për t’u zhvilluar një ndeshje miqësore mes ekipeve përfaqësuese të këtyre dy shteteve.

NFSBiH bëri të ditur se ka pranuar ofertën që ndeshja miqësore të zhvillohet në Shën Petersburg, më 19 shtator.

(Kosova Sot Online)