Sot nis sezoni i ri në Superligën e basketbollit, derbi në Rahovec

  • S.A /
  • 10 September 2022 - 10:32
Sot nis sezoni i ri në Superligën e basketbollit, derbi në Rahovec

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Sot do të fillojë Prince Caffe Superliga në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante. Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli do të fillojë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Rahovecit.

Yllit i janë larguar Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusic, por gjithashtu ka bërë përforcime, ndërsa Vreshtarët janë organizuar dhe synojnë një edicion sa më pozitiv.

Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën në sfidën hapëse të kampionatit.

Sot do të zhvillohet edhe përballja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e nisin edicionin me synime të larta, kurse kuqezinjtë janë rikthyer në elitë dhe nuk duan të largohen pas një viti.

Java 1

E shtunë

17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi.

(Kosova sot Online )