Mbappe flet për Messin dhe Ronaldon: Ata nuk e shohin futbollin në të njëjtën mënyrë, ia dolën për më shumë se një dekadë

  • S.A /
  • 10 September 2022 - 10:44
Mbappe flet për Messin dhe Ronaldon: Ata nuk e shohin futbollin në të njëjtën mënyrë, ia dolën për më shumë se një dekadë

Kylian Mbappe ka folur për rivalitetin më të madh ndonjëherë në futboll, atë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit tha se të dy futbollistët në fjalën ndryshuan mënyrën se si njerëzit i qasen lojës.“Ata ndryshuan mënyrën se si njerëzit i qasen lojës. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse rivaliteti i tyre obsesionoi kaq shumë njerëz. Ata nuk e shohin futbollin në të njëjtën mënyrë. Ata nuk e shohin jetën në të njëjtën mënyrë”, tha ai për “Wall Street Journal”.

“Dhe ata ia dolën për më shumë se një dekadë. Për mua, kjo ishte e gjithë fëmijëria ime”, shtoi 23-vjeçari.

Messi dhe Ronaldo kanë fituar një rekord prej 12 “Topash të Artë” mes tyre, me sulmuesin argjentinas që rrëmbeu 7 prej tyre. Mbappe vlerësohet si pasardhës i dyshes, teksa francezi tani po e gjen vetën në një rivalitet me Erling Haalandin, pasi shumë po e bëjnë këtë krahasim.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rivaliteti i tyre do të mahnit botën e futbollit si ai mes Messit dhe Ronaldos.

(Kosova Sot Online )