Mbyllen pjesët e para në ndeshjet Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Trepça ’89

  • S.A /
  • 10 September 2022 - 15:52
Mbyllen pjesët e para në ndeshjet Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Trepça ’89

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së gjashtë në Albi Superligën e Kosovës në futboll. 45 minutat e parë të ndeshjes mes Malishevës dhe Dukagjinit janë mbyllur me epërsinë minimale 1:0 të vendasve. Alban Shillova shënoi në minutën e 24-t. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kurse, pjesa e parë në stadiumin “Bajram Aliu” është mbyllur me rezultatin 1:2, me Trepçën ’89 që po fiton ndaj Drenicës.

Bleon Sekiraqa (24′) dhe Christian Mba (28′) shënuan për mitrovicasit, kurse Bintsouka Koxy (31′) shënoi për skuadrën nga Skenderaj. 

(Kosova Sot Online )