Inter synon kthimin të fitoret kundër Torinos, Vojvoda starton për mysafirët

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 17:22
Inter synon kthimin të fitoret kundër Torinos, Vojvoda starton për mysafirët

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Inter – Torino.

Interi do të tentojë që sonte t’i kthehet fitoreve pas dy humbjeve, në “Derbin Della Madonnina” kundër Milanit dhe në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit.

Inzaghi dhe skuadra e tij do të tentojnë që të kthehen të rezultatet pozitive sonte ku do të përballën në Giuseppe Meazza me Torinon.

Calhanoglu, Dzeko dhe Lautaro Martinez do të tentojnë që të shënojnë gola kundër Torinos sonte, në mënyrë që skuadra të kthehet të rezultatet pozitive në Serie A.

Në anën tjetër për mysafirët ka startuar mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

(Kosova Sot Online)