Modelja e njohur sulmon ish-futbollistin e Real Madrid pas divorcit

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 08:25
Modelja e njohur sulmon ish-futbollistin e Real Madrid pas divorcit

Një tjetër lajm me divorc futbollistësh ka mbushur gjatë kësaj periudhe edhe rastin e Éder Militao dhe Karoline Lima. Pasi u bënë prindër të vajzës së tyre të parë, modelja i befasoi ndjekësit e saj duke njoftuar korrikun e kaluar se ajo dhe futbollisti i Real Madridit kishin vendosur t’i jepnin fund lidhjes. Duket se gjërat nuk kanë përfunduar mirë mes të dyve, duke qenë se Militao do të kishte marrë vendimin për të paditur Karoline për shpifje në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve nga UOL Esporte, lojtari dyshohet se ka patur ngacmime të vazhdueshme, fyerje dhe sulme të ndryshme nga ndjekësit e modeles, të nxitura nga kjo e fundit. “Militao ka pasur sulme të vazhdueshme në rrjetet sociale, kryesisht përmes aplikacionit Instagram. Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e lojtarit”, thotë avokati mbrojtës. 

(Kosova Sot Online )