Nisin problemet serioze te Bayerni, futbollistët e befasuar nga kritikat e Nagelsmannit

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 09:15
Nisin problemet serioze te Bayerni, futbollistët e befasuar nga kritikat e Nagelsmannit

Futbollistët e Bayern Munichit janë befasuar nga kritikat e Julian Nagelsmannit pas ndeshjes kundër Stuttgartit.

“Bavarezët” barazuan 2:2 me Stuttgartin, që ishte barazimi i tretë radhazi në Bundesliga.

“Bild” ka raportuar se një “çarje” ka nisur te kampi i kampionëve të Gjermanisë.

Futbollistët thuhet se u befasuan nga fakti se në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajner Nagelsmann kritikoi skuadrën, por nuk ishte autokritik.

Kjo thuhet se nuk u ka pëlqyer futbollistëve, të cilët besojnë se Nagelsmann duhet të vërë në dyshim takikat e tij. Gjithashtu, sipas “Bild”, disa lojtarë të Bayernit janë të pakënaqur me rolin e tyre në ekip dhe minutat e lojës.

Pas gjashtë xhirove të kampionatit gjerman, Bayern Munichi është në vendin e tretë të renditjes me 12 pikë.

Ndeshjen e radhës skuadra nga “Allianz Arena” do ta luajë më 13 shtator, kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )