EuroBasket 2022/ Orari dhe çiftet e fazës çerekfinale

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 11:25
EuroBasket 2022/ Orari dhe çiftet e fazës çerekfinale

Pas përfundimit të raundit të 16-të, janë mësuar edhe çiftet e fazës së çerekfinales në EuroBasket 2022.

Kjo fazë nis më 13 shtator, teksa ndeshja e parë do të zhvillohet mes kampionëve në fuqi të botës, Spanjës, dhe Finlandës. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:15, teksa vlen të theksohet se te finlandezët paraqitet basketbollisti nga Kosova, Edon Maxhuni.

Ndeshja tjetër që zhvillohet në të njëjtën datë është Gjermani – Greqi, nga ora 20:30. Ndeshje interesante do të ketë edhe të mërkurën e 14 shtatorit. Nga ora 17:15 do të zhvillohet përballja Francë – Itali, kurse Slloveni – Poloni nga ora 20:30.

Në gjysmëfinale do të takohen fituesit nga ndeshjet: Spanjë – Finlandë dhe Gjermani – Greqi, si dhe fituesit nga ndeshjet: Francë – Itali dhe Slloveni – Poloni.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet më 16 shtator, kurse finalja e madhe më 18 shtator.

(Kosova Sot Online )