Shoqata Italiane e Gjyqtarëve del me një reagim për golin e anuluar të Milik

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 20:13
Shoqata Italiane e Gjyqtarëve del me një reagim për golin e anuluar të Milik

Shoqata Italiane e Gjyqtarëve pretendon se dhoma e VAR-it nuk mund ta shihte Antonio Candrevan në aksionin e fundit kontrovers të ndeshjes Juventus-Salernitana.

Bianconerët menduan se do të kishin shënuar një fitore të minutës së fundit kundër skuadrës së Campania-s në ndeshjen e tyre në ligë mbrëmë, përpara se goli të anulohej nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pas një rishikimi teknik, Shoqata e Arbitrave Italiane ka theksuar që dhoma e VAR-it që mbikëqyr ndeshjen Juventus-Salernitana nuk mund të shihte këndin e kamerës që dukej se tregonte se Candreva e mbante Bonuccin në lojë.

(Kosova Sot Online)