Derbi Drita-Gjilani luhet siç është paraparë, fusha do të riparohet me kohë

  • S.A /
  • 14 September 2022 - 11:21
Derbi Drita-Gjilani luhet siç është paraparë, fusha do të riparohet me kohë

Derbi i madh lokal në futboll mes Dritës dhe Gjilanit do të luhet në orarin e paralajmëruar dhe në stadiumin ndihmës me bari sintetik. Kështu tha  drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi. Ai tha se Federata e Futbollit ka dërguar një ekip për ta riparuar pjesën e dëmtuar dhe derbi do të zhvillohet.

“FFK na njoftoi që na ka dërgu një ekip, i cili do ta riparojë pjesën e dëmtuar dhe gjithçka do të jetë në rregull. Me këtë rast falënderoj FFK-në për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në mënyrë që derbi të zhvillohet”, u shpreh Zymberi. Dueli do të zhvillohet sot nga ora 15:00 dhe i përket javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar.

(Kosova Sot Online )