Zyrtare: Gavi rinovon me Barcelonën

  • G.G /
  • 14 September 2022 - 13:39
Zyrtare: Gavi rinovon me Barcelonën

Gavi do të luajë për Barçën të paktën deri më 30 qershor 2026.

Pas shumë muajsh negociatash, dhe pas pritjes së tij për t’u rritur dhe për zgjidhjen e problemeve financiare të “Fair Play në skuadër”, katalanasit njoftuan këtë të mërkurë se lojtari  do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me klubin këtë të enjte në orën 18:00 në “Spotify Camp Nou”.

Largimi i Pjanic në Emiratet e Bashkuara Arabe i hapi rrugë “fair-play” për Barçën për të kryer rinovimin e rënë dakord të Gavi një vit më parë, kur lojtari akoma nuk kishte mbushir 18-vjeç.

Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.

(Kosova Sot Online)