Chelsea në kërkim të fitores së parë me trajnerin e ri

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 20:25
Chelsea në kërkim të fitores së parë me trajnerin e ri

Chelsea do të kërkojë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve pas shkarkimit të Thomas Tuchel me trajnerin e ri në stol, Graham Potter.

Chelsea e humbi ndeshjen e parë në elitën e futbollit europian kundër Dinamos së Zagrebit javën e kaluar, gjë që shkaktoi shkarkimin e Tuchel.

Potter sonte ka startuar me sistem 4-2-3-1 kundër Salzburg ku në sulm i vetëm është Aubameyang kurse pas tij luajnë Mount, Haverts dhe Sterling.

(Kosova Sot Online)