Kjo është gjendja në grupin e Ballkanit pas dy xhirove të para

  • S.A /
  • 16 September 2022 - 10:13
Kjo është gjendja në grupin e Ballkanit pas dy xhirove të para

Ballkani mbrëmë u mposht nga Slavia Prague që është edhe favorit i grupit G të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës dy herë ishte në epërsi, por në fund ekipi çek triumfoi me rezultat 3:2.

Fitore arriti edhe Sivasspor, që e mposhti me rezultat minimal 1:0 CFR Cluj.

Kështu, grupi G tani i prin Slavia Prague me katër pikë, aq sa ka edhe Sivasspor, kurse në pozitat tre dhe katër janë Cluj dhe Ballkani.

Në ndeshjen e radhës, Ballkani do të përballet me ekipin turk, Sivasspor, nga ku i duhet patjetër fitorja nëse shpreson të kualifikohet tutje.

(Kosova Sot Online )