Zvicra publikon listën, Shaqiri e Xhaka pjesë e saj, Andi Zeqiri jo

  • S.A /
  • 16 September 2022 - 11:29
Zvicra publikon listën, Shaqiri e Xhaka pjesë e saj, Andi Zeqiri jo

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës që zhvillohen në shtator. Pjesë e kësaj liste janë edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por jo edhe Andi Zeqiri. 

Sulmuesi i Baselit përkundër që po kalon formë të mirë, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, nuk ka marrë ftesë nga trajneri i helvetikëve. Zvicra më 24 shtator do të përballet me Spanjën në udhëtim, kurse tri ditë më pas do ta presë Republikën Çeke në St.Gallen.

Image

(Kosova Sot Online )