Haaland shpallet lojtari i muajit gusht në Premierligë

  • S.A /
  • 16 September 2022 - 12:45
Haaland shpallet lojtari i muajit gusht në Premierligë

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Erling Haaland është shpallur lojtari i muajit gusht në Premierligë.

Nëntë gola në pesë ndeshje është shifër e jashtëzakonshme.

Qysh në muajin e parë të tij në elitën e futbollit anglez, ai arriti të lërë gjurmë.

Sulmuesi norvegjez është qysh tani kandidat serioz edhe për lojtarin e muajit shtator, pasi e ka nisur mjaft mirë edhe këtë muaj.

(Kosova Sot Online )